Sport

Starton sfida Kukësi –Torpedo

Nis të luhet në këto çaste, në “Elbasan Arena”, Kukësi –Torpedo Kuitasi, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Europa League-s. Në takimin e parë në Tbilisi, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu u mund me shifrat 5-2. Por, trajneri shkodran beson se ende ka mundësi për të fituar sfidën, që për verilindorët përbën mundësinë e fundit për të vijuar aventurën në Europë.