Bota

Sulmi masiv rus në Kiev, Zelensky: Goditje ndaj presidentit Trump!

Sulmin rus me raketa dhe dronë në Kiev ku dje u vranë të paktën 21 njerëz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan “goditje nga Rusia” kundër presidentit amerikan. Edhe Donald Trump u shpreh “i pakënaqur” me sulmin, referuar njoftimit të Shtëpisë së Bardhë.

Tani, Rusia po godet këdo në botë që dëshiron paqe. Eshtë një goditje kundër Ukrainës… Dhe është gjithashtu një goditje nga Rusia kundër presidentit Trump.

Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta zemërojë Trump-in, i cili e ka kërcënuar Moskën me sanksione dhe tarifa të reja.

Ne kemi dëgjuar në Uashington se gjoja Putin është gati ta përfundojë luftën… Por, në vend të kësaj, ai zgjedh raketat balistike para çdo hapi të mirëfilltë drejt paqes.

Zelensky pret që të përcaktohet një kornizë për garancitë e sigurisë për Ukrainën, javën e ardhshme. Aleatët europianë u zotuan se do t’i ofrojnë Ukrainës garanci për sigurinë, në rast të një armëpushimi, me mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve gjithashtu. Një grupi liderësh europianë në një takim virtual, Zelensky iu tha:

Eshtë e rëndësishme që presidenti Trump të shohë se ne në Europë jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për ta përfunduar luftën.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë vuri në dukje se presidenti Trump nuk është i kënaqur për shkak të sulmeve të Rusisë një ditë më parë, si pasojë e të cilave u plagosën edhe dhjetëra njerëz në kryeqytetin ukrainas.

Ai nuk mbeti i kënaqur me këtë lajm, por nuk ishte as i befasuar. Këto janë dy vende që janë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për media.

Liderët europianë, ata amerikanë dhe të OKB-së e dënuan sulmin rus kundër Kievit, ndërsa Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian thirrën diplomatët rusë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.