Sezoni i ri i Kategorisë Superiore starton javën e ardhshme, por atmosfera ndizet sonte. Në Stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 20:00 diskutohet Superkupa e Shqipërisë mes Skënderbeut e Laçit. Pas problemeve me UEFA-n, Skënderbeu ia ka besuar drejtimin ish-kapitenit, Orges Shehi, ndërsa ekipit i janë afruar shumë të rinj. Sa i përket Laçit, me largimin e Besnik Prengës, pasuesi i tij, Artan Mergjyshi ka vetëm pak ditë në stolin e bardhezinjve dhe ende nuk e njeh si duhet grupin.