Fansat e filmit ikonik “The Devil Wears Prada” janë entuziazmuar nga mundësia që aktorja Sydney Sweeney t’i bashkohet vazhdimit të shumëpritur.
27-vjeçarja është fotografuar më 6 gusht në New York, në setin e xhirimeve të filmit, duke dalë nga një karavan me një kapuç që i mbulonte fytyrën – duke nxitur dyshime për një rol të ri sekret.
Burime pranë produksionit nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen e saj, por praninë e saj në xhirime e kanë filmuar edhe kalimtarë të rastit, çka ka shtuar spekulimet për një personazh të ri surprizë në projekt.
Filmi, vazhdim i suksesit të vitit 2006, po xhirohet aktualisht në Nju Jork dhe do rikthejë emrat legjendarë si Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.
Në kast janë përfshirë edhe aktorë dhe figura të njohura si Kenneth Branagh, Lucy Liu, Justin Theroux, Simone Ashley, Rachel Bloom, B. J. Novak, si dhe këngëtarja Ciara dhe modelja Ashley Graham.
Për momentin, fansat mbeten në pritje për të zbuluar nëse Sydney Sweeney do të jetë vërtet pjesë e botës glamuroze të “Runway Magazine”.