Gossip Showbiz

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit! Fejesa e ëmbël dhe planet për fëmijë?

Taylor Swift dhe Travis Kelce e kanë zyrtarizuar fejesën e tyre dhe tashmë po shohin përpara drejt një familjeje. Sipas “Us Weekly”, çifti i njohur ka fëmijët në listën e dëshirave të tyre.

Ata absolutisht duan një familje. Ëndrra e tyre është të kenë fëmijë

-ka treguar një burim i afërt me median.

Ndërsa “Daily Mail” raporton se dyshja nuk po humb kohë as në planifikimin e dasmës. Ata kanë nisur të vendosin detajet e para dhe duan një ceremoni intime, vetëm me miqtë më të ngushtë dhe familjen.

Do të jetë një dasmë e vogël, private, por plot dashuri

-ka zbuluar një tjetër burim.

Sipas raportimeve, Taylor është në një moment kulmor të karrierës së saj dhe për shkak të suksesit, mund t’i lejojë vetes pak kohë pushim për të nisur jetën familjare me Kelce.

Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2023, kur Kelce rrëfeu publikisht në podcastin e tij “New Heights” se kishte tentuar ta takonte Swift në stadiumin Arrowhead.

Rrëfimi i tij u bë viral dhe hapi kapitullin e një romance që sot është kthyer në një histori fejesash dhe plane për të ardhmen.