Në botën e Taylor Swift asgjë nuk është rastësi, dhe këtë herë fansat e saj kanë zbuluar një tjetër “sekret” në stilin tipik të këngëtares.
Mbretëresha e popit shpalli fejesën e saj me yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, përmes një postimi që në pamje të parë dukej i thjeshtë, por që mbante të fshehur disa lidhje të forta me numrin e saj të preferuar – 13.
Swift dhe Kelce ndanë pesë foto nga momenti romantik, të shoqëruara me një mbishkrim me humor:
Mësuesi/ja juaj i anglishtes dhe mësuesi/ja juaj i gjimnastikës po martohen
Por ajo që fansat vunë re menjëherë ishte data dhe mënyra e publikimit.
Postimi erdhi më 26 gusht – një datë që është shuma e 13+13 – dhe pikërisht në orën 13:00.
Jo vetëm kaq, por kjo përkon edhe me 13 ditë pas episodit të podkastit “New Heights”, ku Taylor shpalli albumin e saj të ardhshëm “The Life of a Showgirl”.
Fansat vunë re edhe detaje të tjera interesante: njoftimi u publikua 39 ditë përpara datës 3 tetor, ditës kur do të publikohet albumi i saj i ri “TS12”.
Numri 39 nuk është rastësor – është 13 i shumëzuar trefish. Nga ana tjetër, përkoincidencat shtrihen edhe te futbolli: ora 13:00 përkthehet në numrin 100, i cili del nga shuma e 13+87, ku 87 është numri i fanellës së Travis Kelce.
Një tjetër lidhje simbolike është edhe fakti se data e fejesës, 26 gusht, përkon me këngën e 26-të të albumit “The Tortured Poets Department”, të titulluar “The Prophecy”, ku Taylor flet për dëshirën për të ndryshuar fatin e saj dhe për të mos mbetur vetëm.
Ky lajm i madh për fansat vjen si një tjetër provë se Taylor Swift nuk lë asgjë në dorë të rastësisë.
Ajo ka kthyer numerologjinë dhe simbolet në një pjesë të pandashme të artit dhe jetës së saj personale, duke e bërë çdo njoftim të saj një “enigmë” për t’u zbuluar.
Fejesa e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk është thjesht një histori dashurie – është një mozaik simbolesh, datash dhe mesazhesh që e bëjnë edhe më të veçantë këtë kapitull të ri në jetën e saj.