Gossip Showbiz

Taylor Swift përfshihet në përplasjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni? Thirret si dëshmitare?

Taylor Swift është përfshirë në mënyrë të papritur në betejën ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, pasi avokati i Baldonit, Bryan Freedman, i ka dërguar asaj një thirrje zyrtare për të dëshmuar në këtë çështje.

Burime për TMZ bëjnë me dije se kampi i Taylor është i irrituar nga kjo lëvizje, duke theksuar se përfshirja e saj në projektin “It Ends With Us” ishte minimale.

Sipas një zëdhënësi të saj:

Taylor Swift nuk ka qenë kurrë në xhirime, nuk ka marrë pjesë në kastin apo vendimet kreative, nuk ka dhënë nota për filmin, dhe as nuk e ka parë filmin deri disa javë pas publikimit.

Përfaqësuesit e Swift shtojnë se ajo thjesht dha lejen për përdorimin e këngës së saj “My Tears Ricochet” në film, ashtu si edhe 19 artistë të tjerë, dhe se përfshirja e saj në këtë rast është vetëm për të tërhequr vëmendje mediatike.


Nga ana tjetër, Baldoni pretendon se Taylor miratoi personalisht zgjedhjen e Isabela Ferrer për rolin e Lily Bloom, dhe se ajo ishte e pranishme në një takim të tensionuar në penthausin e Blake në Nju Jork, ku ndodheshin edhe Ryan Reynolds dhe vetë Taylor.

Pas atij takimi, Blake i dërgoi Justin-it një mesazh ku e quante veten “Khaleesi” dhe Taylor me Ryan si “dragoi” të saj mbrojtës.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga avokati Freedman në lidhje me këtë zhvillim.