Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Si e komenton rihyrjen e Eglit në “Big Brother VIP”?
Që tjetri të të thotë në fytyrë 1100 fjalë, unë nuk do ta lejoja po të ishte vajza ime. Kurrë. As për 100 mijë euro, as për famë, për asgjë. Në fund të jetës, secili është i lumtur me atë që ka arritur, me personalitet, me luftë, me sakrifica, por dhe me dinjitet. Sepse ka rrugë edhe më të shkurtra për të fituar dhe famën, edhe lekët, dhe pa të të parë miliona njerëz. Unë jam nënë, unë ndiej keqardhje se pse ajo nuk vë veten të parën. Nuk jam këtu për ta sulmuar, jam sepse ajo duhet të vejë veten të parën dhe dinjitetin.
Ka hyrë prapë në “Big Brother” sepse do të vejë dinjitetin e t’i tregojë familjes sa vlen… Më thuaj ti, a të duket se ka ndonjë dinjitet prapë aty?! Unë nuk e kuptoj për çfarë hyn njeriu në BBV, për ndjekës, për famë…