Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet pagesa e detyrimeve ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, pas humbjes së gjyqit nga qeveria shqiptare.
LEXO EDHE: “Tiranës nuk i duhet një aktor humori”, Florjan Binaj i përgjigjet kryeministrit Rama!
Në një postim në rrjetet sociale, Teliti denoncoi se gjatë 34 muajve të fundit, nga buxheti i shtetit janë paguar plot 100 milionë euro për llogari të Becchettit, përmes kompanisë shtetërore Albcontrol.
“Becchetti fitoi gjyqin ndaj qeverisë shqiptare, por fitoren e tij po e paguajnë qytetarët e thjeshtë, jo qeveritarët. Jo ata që morën vendimet, por taksapaguesit që mezi mbyllin muajin,” shkruan Teliti.
Sipas tij, mekanizmi i pagesave është i qartë: “Becchetti merr nga Albcontrol, Albcontrol merr nga Qeveria, dhe Qeveria merr nga xhepat e shqiptarëve.”
LEXO EDHE: “Pa ndalesë, pa kontroll pasaporte”, Rama: Rinasi, i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes!
Teliti thekson se vetëm me aktin normativ të buxhetit për vitin 2025, janë parashikuar 30 milionë euro të tjera për të mbuluar këto detyrime.
Ai e konsideron këtë rast një shembull të “arrogancës dhe papërgjegjshmërisë qeverisëse”, ku humbjet financiare për shkak të vendimeve politike i përballon populli, ndërsa “përgjegjësia mbetet mall pa zot”.