Policia zbardh ngjarjen lidhur me një tentativë për vrasje në Sarandë, ku më 5 shkurt të këtij viti, objektiv ishte 57-vjeçari me iniciale M.Gj (Mirash Gjikola).
Për atentatin me eksploziv në makinën e Gjikolës, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e të dyshuarve: Griseld Taullaj e Xhafer Bajo, të dy 39 vjeç e banues në Sarandë.
Pas hetimeve janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve:
G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M.Gj., 57 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.
Strukturat e Policisë vijojnë punën intensive për lokalizimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.