Bota

Tërmeti në Lombok, lë 70.000 të pastrehë

Në Lombok të Indonezisë, 70 mijë persona kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit shkatërrimtar të së djelës që shkaktoi mbi 100 viktima. Autoritetet indoneziane flasin për 236 të plagosur e mijëra shtëpi të dëmtuara. Lëkundja me magnitudë 7 pasoi atë të 29 Korrikut ku në të njëjtën zonë vdiqën 17 vetë.