Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një person te Farmacia 10!

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri brenda një lokali në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 19:10, në rrugën “Imer Ndregjoni”, u qëllua I.D., rreth 45 vjeç.

I lënduari u dërgua në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Policia vijon hetimet.

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I.D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.