Aksion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen 67 kg kanabis, arrestohen 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim. Në pranga ranë shtetasit Xhevahir Lusha, Ilirjan Selimi, si dhe Ervin e Besnik Lika. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, ata u kapën në flagrancë në rrugën “Teuta”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin qese me lëndën narkotike nga banesa e dy vëllezërve Lika drejt bagazhit të një automjeti tip “Golf”.