Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon sërish për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues e i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues”. Kreu i shtetit ka kërkuar hetim ndërkombëtar, si dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit e me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.