Dridhjet e tokës nuk ndalen as në Lombok të Indonezisë. Ishulli u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.9 që shkaktoi dëme të reja. Ndërkaq, Lomboku vazhdon të bëjë bilancet e tërmetit shkatërrimtar të 5 Gushtit. Deri tani konfirmohen 347 viktima, mes tyre nuk ka të huaj. Shqetësimi ishte i madh për shkak se ishulli i njohur për bukuritë natyrore, më së shumti frekuentohet nga turistë perëndimorë. Autoritetet indoneziane njoftojnë për 1 mijë e 447 të plagosur dhe 165 mijë të pastrehë. Tërmeti me magnitudë 6.9 shkatërroi rreth 80% të ndërtesave në Lombok.