Showbiz

Tom Cruise po ndërton fshatin pa asnjë shenjë të Covid-19 për të xhiruar filmin më të ri

Teksa ka gjetur një vend në Oxfordshire, Tom Cruise po mendon seriozisht ndërtimin e një fshati të vogël ku mund të rinisin xhirimet e “Mission Impossible 7”.

Ai dhe kasti i filmit do të qëndrojnë në rimorkiot VIP Winnebago për aq kohë sa do të zgjasin xhirimet e filmit. E rëndësishme për ta është që në ambientet ku do të qëndojnë të mos ketë asnjë të prekur nga Covid-19 dhe asnjë mënyrë që të mund të infektohen nga virusi.

Pandemia e Koronavirusit e detyroi ekuipazhin e filmit të zhvendosnin xhirimet nga Venezia në Mbretërinë e Bashkuar ku më pas ato u pezulluan pa një afat.