Showbiz

Tom Cruise thyen karantinën në britani për tu shfaqur në xhirimet e “Mission Impossible 7”

Aktori i famshëm hollivudian Tom Cruise është i vendosur që të vazhdojë xhirimet për realizimin më të ri të “Mission Impossible 7”.

Pak ditë më parë u lajmërua se ai do të ngrejë një fshat të vogël ku kasti i filmit aksion do të mund të punojë dhe ku askush dhe asgjë nuk është e prekur nga Covid-19.

Me ardhjen e tij në Britaninë e Madhe aty ku do të vijojnë xhirimet e filmit, 57-vjeçari theu karantinimin e detyrueshëm 2 javor për të qenë i pranishëm në xhirime.