Aktualitet

Trafikonte drogë, pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar 55-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua nga policia italiane në San Giuliano Milanese, pasi u kap me kokainë dhe heroinë. Në shtëpinë e tij,  forcat e rendit gjetën 31 mijë euro, ndërsa në bagazhin e makinës tip “Peugeot 207” të parkuar jashtë, zbuluan një pako me 1 kilogram e 120 gram kokainë, si dhe një çantë me 500 gram heroinë.