Aktualitet

Tragjedia e Xhenovas, Presidenti Meta vizitë ngushëllimi në familjen Bokrina

Presidenti Ilir Meta, ishte në familjen e njërit prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Xhenovas ku u shemb ura Morandi e cila la të vdekur 43 persona. Meta vizitoi familjen e Admir Bokrinës në Oblik të Shkodrës ku i shprehu familjes ngushëllimet e tij. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhen marrë masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë, tha Meta.