Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz!

Një ngjarje kriminale u regjistrua rreth orës 02:20 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, ku një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të dy shtetasve me iniciale B.E. dhe K.M.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Hetimet vijojnë gjithashtu për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të shpërthimit.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.