Bota

Trump pranon qëllimin e takimit të djalit të tij me avokaten ruse

Donald Trump pranon se takimi i para dy viteve, në Kullën Trump në Nju Jork i ekipit të djalit të tij me një avokate të lidhur me Kremlinin u bë për të pranuar informacione për kundërshtarë politikë. Por, sipas Presidentit Amerikan, “Gjithçka ishte e ligjshme” dhe “Takime të këtij lloji janë bërë gjithmonë në politikë”. Djali i presidentit, i cili në atë kohë kandidonte për kreun e Shtëpisë së Bardhë, u ul në tryezë me Natalya Veselnitskaya-n dhe persona të tjerë.