Bota

Trump reagon ashpër për ngjarjen në Londër

Për ngjarjen në Londër, i ashpër ishte reagimi i Donald Trump-it. Presidenti Amerikan nuk kursehet në “Tuiter” ku shkruan se “Këta janë kafshë të çmendura e duhet të përballohen me ashpërsi e forcë”. Në një vit e gjysmë, ky është sulmi i dytë i këtij lloji pranë Parlamentit Britanik.  Në Mars të 2017-ës, Khalid Masood, simpatizant xhihadist, shtypi me makinë e vrau disa persona pranë Parlamentit, si dhe goditi për vdekje me thikë një polic.