Bota

Turqi, fundoset anija me emigrantë , 9 viktima

9 emigrantë humbën sot jetën në brigjet turke, pas mbytjes së anijes së tyre, ndërsa 4 vetë u shpëtuan. Ngjarja ndodhi pranë provincës Aydin,  destinacion i populluar nga turistët. Në 2015-ën, Turqia u kthye në një nga pikat kyçe të zbarkimit për më shumë se 1 milion migrantë që synonin vendet e Bashkimit Europian, shumica për të ikur nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.