Një Ferrari me vlerë 500 mijë paund është shkatërruar pasi është përplasur kokë më kokë me një varg makinash të parkuara. Super makina SF90, e njohur si “makina më e shpejtë e dekadës” u përplas me automjetet në rrugën Hagley në Birmingham dje në mbrëmje. Policët dhe ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje në orën 19:40 pasi super makina e kuqe me shkëlqim u përplas me tre të tjera.


Fotot tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë se makina, me vlerë gjysmë milioni paund është shkatërruar plotësisht. Jastëkët e tij të ajrit u hapën dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua. Nuk dihet se sa shpejt po udhëtonte makina. Çdo makinë Ferrari është e veçantë, por ka disa që janë më speciale se të tjerat. Mbi këto, janë makinat unike, që njihen si “one-off”, të krijuara për vetëm një klient.
Unikja më e re e markës së famshme italiane është Ferrari SP48 Unica, një makinë e ndërtuar mbi bazën e Ferrari F8 Tributo, por krejtësisht e ridizenjuar për klientin fatlum. Me një motor V8 prej 720 kuajsh fuqi, kjo makinë arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 2,9 sekonda. Kush është pronari i saj? Sa ka kushtuar? Këto janë dy sekrete që me shumë mundësi nuk do të zbulohen kurrë!
Shumë pak persona mund të kenë fatin të blejnë një Ferrari. Por, midis atyre fatlumëve që mund të përballojnë çmimet stratosferike të markës italiane, ka edhe shumë të pakujdesshëm. Këtë e vërteton një ngjarje që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një anglez, i cili sapo kishte blerë një Ferrari 488 GTB, me vlerë 300 000 euro, e përplasi makinën sapo doli nga koncesionari në Derby.