Universiteti i Oksfordit ka besim se deri në vjeshtë do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit. Laboratori i institucionit prestigjioz pohoi se kapaciteti i tij prodhues është deri në 1 miliard doza brenda vitit 2021. Për vaksinën anti-COVID, shkencëtarët kanë përdorur teknologji të bazuar te prodhimi i antitrupave, me synim rritjen e imunitetit.