Celebrities Gossip Showbiz

2 banorë mbetën pa biletë fati, ja cilët prej tyre nuk e kanë shansin e kthimit!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Për shkak të sakrificës së Rike Roçit për të ndjenjur gjatë gjithë spektaklit jashtë në temperatura të ulëta dhe për më tepër e vetme në vinç, Vëllai i Madh vendosi ti jepte avantazhin për të shpërndarë biletat e fatit banorëve të tjerë, ku duhet të zgjidhte dhe dy prej tyre që do të mbeteshin pa biletë.  Rike edhe pse u shpreh se ende nuk ishte totalisht gati për t’i shpërdarë, pasi nuk i kishte njohur shumë mirë banorët, vendosi që banorët pa biletë fati të ishin Meri dhe Ilnisa.

Kujtojmë se bileta e fatit u jep mundësinë disa banorëve që në rast eleminimi të rikthehen në shtëpi. Pra nëse bileta është vetëm “Vajtje” nuk ka rikthim në shtëpi, nëse bileta është ‘Vajtje- Ardhje’ nëse do banori i eleminuar mund të rikthehet përsëri në shtëpinë e “BBV3”.

Për shkak të pjesëmarrjes së astrologes Meri Shehu këtë edicion në “BBV” që prime-n e parë, horoskopi ishte një temë bisede e cila mori shumë vëmendje dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Nuk mund të mos vihej re me hyrjen e Meri Shehut në shtëpinë e “BBV3”, vendosja e ish-siglës së famshme të horoskopit të Top Channel, me të cilën dikur zgjoheshim dhe ishte melodia e parë që dëgjonim çdo mëngjes.

Këtu ju tregojmë shenjat e zodiakut të secilit prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri: