Celebrities Fashion

A jeni gati për rikthimin në modë të fundeve të gjatë xhins?

Ju pëlqen ose jo, moda e viteve 2000 është rikthyer. Duke përfshirë këtu xhupat Juicy Couture, kapele ‘kamionistësh’ dhe xhinset e gjera. Supermodelja amerikane Bella Hadid, sapo ka rikthyer në modë fundin e gjatë xhins. Po flasim për një fund xhins që të mbulon këmbët deri nën gju.

Bella Hadid u shfaq në New York, e veshur me veshjen e saj të re, e cila ishte ikonë e viteve 2000. Bella kishte veshur një kantjere ngjyrë kafe, fund xhins që i mbulonte këmbët, të kombinuar me kanatjeren e saj dhe çizme të gjata në ngjyrë të zezë.

Me këtë stil na kujtohen menjëherë veshjet nga Mandy Moore, Eve dhe Christina Aguilera në vitet 2000, por megjithatë stili i Hadid e bëri atë pak më modern. Ajo gjithashtu mbante në krah një çantë të vogël në ngjyrë të verdhë. Çizmet e saj të gjata i dhanë një pamje interesante dhe të plotësuar.

Pra, a jeni gati për rikthimin në modë të fundeve të gjatë xhins? Hadid, të paktën, ofron një mënyrë të re elegante për ta veshur atë. Ndoshta është sfida juaj e re e stilit të modës për vjeshtën. Ndërkaq ju njohim me disa nga fundet më trend të firmave të njohura.

Khaite The Magdalena Skirt

$480

 

Boyish The Andy skirt

$108

Mother The Split A maxi skirt

$288

Zara denim midi skirt

$46

Maison Margiela distressed two-tone denim maxi skirt

$990

Rikujtojmë se, modelja bukuroshe Bella Hadid, së fundmi ka njoftuar se ka marrë drejtimin si bashkëthemeluese e ‘Kin Euphorics’, një markë e pijeve joalkoolike që premton të largojë stresin dhe të rrisë disponimin. 24-vjeçarja gjithashtu ka vendosur t’i futet botës së biznesit. Ajo është një nga ato të famshme që përveç profesionit të saj ka vendosur që të angazhohet edhe në botën e biznesit.