Celebrities

Bella Hadid po vjen me markën e saj më të re të pijeve?!

Modelja e njohur, Bella Hadid së fundmi ka njoftuar se ka marrë drejtimin si bashkëthemeluese e ‘Kin Euphorics’, një markë e pijeve joalkoolike që premton të largojë stresin dhe të rrisë disponimin. 24-vjeçarja gjithashtu ka vendosur t’i futet botës së biznesit. Ajo është një nga ato të famshme që përveç profesionit të tyre ka vendosur që të angazhohet edhe në botën e biznesit.

https://www.instagram.com/p/CTSO-MZg2kJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Megjithëse Hadid i tha prestigjiozes ‘Vogue’ se nuk mban mend se si u shfaq për herë të parë në kompani, por ajo tha se universi e vendosi pijen në frigoriferin e saj në vitin 2019 me qëllim. Ndërkohë që edhe shoqja e saj e ngushtë, Kendall Jenner lançoi ‘818 Tequila’ gjatë këtij viti dhe se mijëra të famshëm të tjerë si: Kate Hudson, Dwayne Johnson deri tek George Clooney merren dhe janë pjesë e industrisë së alkoolit dhe të pijeve.

Hadid u shpreh se:

Unë nuk pi në shoqëri aq sa dikur, ju ose mund të pini një gotë uiski për t’u ndier më mirë për 20 minuta ose mund të pini Kin çdo ditë për t’u ndier më mirë gjatë gjithë jetës.

Hadid bashkohet me CEO-n, Jen Batchelor si bashkëthemelues të kompanisë dhe madje do të sjellë edhe një pjesë të pronës së famshme të familjes së saj në punë. Pijeve së shpejti do t’ju futen edhe livando, e cila është e rritur po në fermën e familjes Hadid në Pensilvani.

Prona e Matriarch Yolanda Hadid është bërë një strehë për familjen Hadid gjatë pandemisë së koronavirusit. Motra e Bella-s, Gigi Hadid dhe i dashuri Zayn Malik, madje blenë një shtëpi pranë pronës para se të mirëprisnin vajzën e tyre Khai në shtëpi.

Bella, nga ana e saj, poston shpesh foto që kujdesen për bimët dhe kafshët. Rikujtojmë se Bella Hadid gjithmonë ka ditur si të spikasë dhe ka tërheqë vëmendjen e të gjithëve gjatë eventeve që ajo është e pranishme. Fustani i saj i zi me gjerdanin e madh në pjesën e përparme ishte një nga ata fustane që hyri në histori.