Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip

A mund të jetë rastësi?! Olivia Wilde vendos varësen e Harry Styles në eventin madhështor të “Gucci”.

Aktorja bukuroshe Olivia Wilde mesa duket ka arritur tashmë edhe në fazën e ndarjes së bizhuterive me këngëtarin Harry Styles. Një detaj i vogël ky por që ka rënë shumë në sy. Gjatë eventit madhështor të modës nga marka e njohur “Gucci” në Los Anxhelos, aktorja 37-vjeçare kishte zgjedhur që të vendoste një gjerdan shumë të njohur ari me kryq, i cili mendohet që të jetë i këngëtarit të njohur Harry.

Një fanse me një llogari në rrjetin e saj social TikTok, kishte arritur që të bënte lidhjen dhe të dilte në këtë përfundim.

@luvslovescherry

i want to die #harrystyles #oliviawilde #hs

♬ Last Kiss – Johnsmith8o

Harry Styles dhe Olivia Wilde kanë pasur gjithnjë të përmbashkëta me njëri-tjetrin sepse përveç stilit pothuajse të njëjtë, kjo nuk është hera e parë që ndodh  një huazim i tillë le të themi. Muajin e kaluar ajo kishte veshur një kapuç të zi të shkruar ‘TPWK’ shkurtimi i “Treat People with Kindness” nga koleksioni i vetë këngëtarit  për këngën e tij po me të njëjtin emër.

Çifti u lidh për herë të parë në muajin janar, teksa filmonin filmin e saj të ardhshëm ‘Don’t Worry Darling’. Pasi ajo është drejtuesja kryesore e thrillerit-psikologjik, në të cilin edhe Harry është pjesë e kasitit. Wilde edhe më parë e ka mbështetur Styles në koncertin e tij të shtatorit në Las Vegas, ku ai filloi turneun e tij ‘Love On’.

Një burim ka thënë për ‘People’ se:

Ajo do të bashkohet me të kur të jetë e mundur. Ata duken shumë seriozë dhe të lumtur. Gjithçka filloi si një miqësi e ngushtë, e cila shpejt u kthye në romantike. 

Lidhja e re e Wilde vjen pasi ajo dhe Jason Sudeikis i dhanë fund fejesës së tyre në fillim të vitit të kaluar. Ata kishin filluar të takoheshin me njëri-tjetrin që në vitin 2011 kur më pas në 2013 vendosën që të fejoheshin. Wilde dhe Sudeikis janë prindër të dy fëmijëve Otis Alexander dhe Daisy Josephine.