Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi rrëfehet për periudhën e vështirë të jetës së saj: “Jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë!”

Adrola Dushi është një nga modelet që mund të themi me plot gojë se qëndron në listën e vajzave më të bukura shqiptare dhe për më tepër origjinale. Ndër vite Adrola ka arritur ta ruajë natyralitetin e saj dhe pse tanimë prej disa vitesh është mama e një djali me emrin, Troi ajo vazhdon të jetë njësoj e bukur.

E bukuroshja nuk para rrëfehet për jetën e saj private, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar pak më shumë rreth një momenti të jetës së saj ku zbuloi se asgjë nuk po shkonte mirë për të, përpos punës dhe djalit që e kishte me shëndet të plotë.

Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë, dhe djali im gëzonte shëndet, po jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë. Mora koha për të reflektuar dhe menduar gjatë asaj kohe, më shërbeu pë mirë.

Teksa, Adrola zbuloi gjithashtu se nuk i feston ditëlindjet e saj, por këtë të fundit e festoi dhe shkak u bë mikesha e saj e ngushtë që ja bëri surprizë.

Ma bëri suprizë shoqja e ngushtë dhe e kam shijuar shumë.

Por, si është jeta e saj private tani? Modelja rrëfeu se është mjaft mirë duke na pohuar në një farë mënyre se është në një lidhje.

Ka ndryshuar pas karantinës, gjithçka është mirë. 

Shpesh në rrjete sociale, modelja nuk ngurron që ta tregojë djalin e saj dhe gjithmonë sigurohet që ta përkëdhelë me fjalët më të bukura ashtu siç bën çdo nënë për fëmijën e saj.

Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie mes modeles dhe reperit Capital T. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet ata i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.