Lajmet e fundit

Adrola Dushi sapo na i shtoi dyshimet se mes saj dhe Capital T ka diçka më shumë se thjesht shoqëri…

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.

Mirëpo, Kapo shpesh e ka mohuar këtë lidhje duke u shprehur se kanë vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë, por dyshja çdo herë e më shumë na shtojnë dyshimet. Teksa modelja jeton në ShBA dhe reperi së fundmi po mban një tur koncertesh në Amerikë. Modelja, sigurisht nuk mund të mungonte në koncertin e reperit dhe jo vetëm kaq, por në disa foto të shkrepura gjatë kohës që ai ishte në skenë, Adrola duket vërtet e apasionuar pas tij, teksa nuk ja ndan për asnjë moment shikimin duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

Epo, tani me të vërtetë po na konfuzojnë pak…

I ftuar së fundmi në një intervistë, Kapo ka treguar më shumë për jetën e tij private si rrallëherë.

Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen.

Së fundmi, reperi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën. “Flakë” ka dy javë që është publikuar dhe ka mbi 6 milion klikime në platformën YouTube.