Ylli i Hollivudit, Nicolas Cage, është duke përgatitur largimin e tij nga kinemaja. “Më pëlqen të qëndroj i freskët. Domethënë, më pëlqen të ndryshoj. Unë dua t’i bëjë të gjitha”,-tha Cage për “Uproxx”.
Pas 45 vitesh duke bërë mbi 100 filma, ndihem sikur kam thënë pak a shumë atë që kisha për të thënë në kinema. Mendoj se kam ndoshta edhe tre apo katër filma për të bërë përpara se të tërhiqem dhe më pas shpresoj të shkoj në ndonjë fushë tjetër për të shprehur aktrimin tim. Dua të largohem në një nga momentet e mia më të mira si ‘Skenari i ëndrrave’. Por kam detyrime të tjera për të përmbushur, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam shumë i interesuar për transmetim gjithëpërfshirës në një serial episodik televiziv. Kam parë gjëra që mund të bëhen tani dhe personazheve u jepet kohë të shprehen. E pashë Bryan Cranston-in duke i ngulur sytë në një valixhe për një orë në një episod të ‘Breaking Bad’. Nuk kemi kohë ta bëjmë këtë në një film artistik, kështu që ndoshta TV është hapi tjetër më i mirë për mua. Do ta shohim. E vetmja gjë që nuk kam bërë në të vërtetë është Broadway dhe nuk kam bërë një serial televiziv. Bëra një pilot që nuk u kap, por mendoj se dua të provoj diçka tjetër. Kjo është një botë e re për mua.
Më lër të mendoj…Dëgjo, e di që kjo tingëllon shumë larg dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por ndonjëherë mendoj se mund të kthehem deri në mitër dhe të ndihem sikur kam mundur të shoh fytyra në errësirë apo diçka tjetër. E di që tingëllon shumë abstrakte, por kjo disi duket sikur ka ndodhur.