Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Amanda Bynes shtrohet në spital psikiatrik!

Aktorja e njohur amerikane Amanda Bynes kohët e fundit u shtrua në një spital psikiatrik në mënyrë që të mund të shërohej nga një episod psikotik që e bëri të dalë rrugëve pa rroba. Ndërsa endej lakuriq, Amanda Bynes sinjalizoi një makinë që po kalonte dhe i tha shoferit se po dilte nga një episod psikotik dhe më pas telefonoi 911. Amanda më pas u dërgua në një stacion policie dhe mori vëmendjen menjëherë nga një person, punonjës i shëndetit mendor.

Menjëherë pas kësaj, ajo u shtrua në një qendër psikiatrie, për 72-orë në mënyrë që të mund të shërohej nga gjendja e saj e shëndetit mendor. Ekipi i saj ligjor foli me revistën “People” dhe tha se Amanda po e kalonte shumë mirë situatën. Amanda ka qenë aktorja më e famshme e adoshenteve të 10-vjeçarit të parë të viteve ’00 por varësia ndaj substancave narkotike i shkatërroi karrierën.

Së fundmi, Bynes kërkoi t’i japë fund kujdestarisë gati 9-vjeçare, e cila u dha prindërve të saj Lynn dhe Rick Bynes. Bynes u vendos për herë të parë nën kujdestarinë e prindërve të saj në gusht të vitit 2013, pas arrestimeve të shumta dhe abuzimit me substancat. Në vitin 2018, aktorja rrëfeu për revistën ‘Paper’ se kishte qenë esëll për katër vjet dhe falënderoi prindërit e saj që e ndihmuan atë të kthehej në rrugën e duhur.