Celebrities Gossip Showbiz

Akuzohet rëndë dhe paditet nga Jane Doe këngëtari Chris Brown!

Këngëtari i rrymës “R&B”, Chris Brown, akuzohet për përdorim të lëndëve narkotike dhe përdhunimin e një gruaje në një jaht në vitin 2020, sipas një padie të paraqitur të enjten në një gjykatë të qarkut të Los Angeles-it.

Padia, e parë nga “NBC News”, pretendon se Brown u takua me gruan, e identifikuar si Jane Doe, në Miami në fund të dhjetorit të atij viti. Padia thotë se gruaja, një koreografe profesioniste dhe artiste muzikore nga Los Angeles, po fliste në FaceTime me një mik kur Brown mori telefonin e shoqes dhe “i tha asaj se kishte dëgjuar për muzikën e saj dhe i kërkoi që të shkonte në shtëpinë e Diddy-t në Star Island sa më shpejt të ishte e mundur.”

Pasi mbërriti në shtëpinë e Diddy-t, gruaja hipi në një jaht dhe Brown i ofroi asaj një pije, sipas padisë. Ndërkohë që padia thotë se jahti ishte në pronën e Diddy-t. Pas pijes së dytë ajo akuzon këngëtarin se ka vepruar me qëllimin për të shkaktuar kontakte dhe ngacmime kur e drogoi pijen e paditëses Jane Doe.

Pas kësaj ngjarje në padi pretendohet se Brown e përdhunoi gruan dhe më pas i ka thënë që të kontaktonte me të që të mund të flisnin për karrierën e saj muzikore. Gruaja i dërgoi mesazh një shoku për ndihmë, i cili e ndihmoi të largohej nga shtëpia.

Në javët pas incidentit të supozuar, Brown vazhdoi të kontaktonte me gruan, sipas padisë. Në një mesazh, këngëtarja dyshohet se “i kërkoi” asaj të merrte një pilulë për ta mbajtur atë të mos mbetej shtatzënë, të cilën ajo e mori, thuhet në padi.

Janarin e kaluar, pasi Brown e kontaktoi përsëri, gruaja shkoi në shtëpinë e tij në Kaliforni për të dëgjuar muzikë me të, producentin e tij dhe një vajzë tjetër. Gruaja ka paditur për dhunë seksuale dhe përdhunim, burgim të rremë, shqetësim emocional dhe shkelje të statutit të dhunës gjinore. Ajo kërkon 20 milionë dollarë.