Celebrities Gossip Showbiz

Anën e kujt mban Zayn Malik në debatet e familjes Hadid?!

Një nga çiftet më të dashura dhe padyshim simpatike janë modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik. Dyshja janë bërë prindër për herë të parë vetëm pak kohë më parë dhe ata u kanë ofruar fansave foto shumë të bukura të familjes së tyre.

Së fundmi, supermodelja ka dhënë një intervistë, ku ndër të tjera u pyet si po e përjeton mëmësinë dhe për mënyrën si Zayn po përshtatet me familjen e saj. Ajo shprehet se është “truri” i familjes në bisedat që bëhen me të gjithë pjesëtarët në darka familjare.

Lidhur me Zayn, Gigi shpjegon se ai e kishte paksa të vështirë fillimisht të përshtatej dhe të gjente fjalët e duhura në debatet e diskutimet e ndryshme. Megjithatë, tani duket se këngëtari ia ka dalë mbanë ta menaxhojë tepër mirë situatën.

Në fillim ai më thoshte “Si t’i gjej fjalët e duhura?” por tani ndihet shumë mirë. Tani thotë gjithçka që mendon.

Megjithatë, duket se këngëtari është mjaft diplomat, teksa jep mendimin e tij në debate të caktuara. Të paktën kështu shprehet Gigi.

Kur jemi në mes të një debati dhe të gjithë e pyesin “Anën e kujt mban ti Zayn?”, ai zakonisht mban anën e mamasë sime, ndaj ai është i zgjuar nga ky aspekt.

Këto e të tjera, zbuloi Gigi gjatë intervistës së saj. Duket se ajo është në një fazë shumë të mirë të jetës, teksa po përjeton dashurinë më Zayn, dhe të dy po rrisin vogëlushen e tyre.