Auto & Moto Tech

Apple anulon projektin e makinës autonome elektrike dhe jo vetëm!

Apple po heq dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një makinë autonome elektrike. Siç raporton TechCrunch, kompania me gjasë do të shkurtojë edhe qindra vende pune nga ky departament dhe e gjithë puna në këtë projekt është ndalur. Disa prej punonjësve të mbetur do të zhvendosen në projektet gjeneruese të AI të Apple. Të tjerët do të kenë 90 ditë për t’u ricaktuar në role të tjera brenda kompanisë ose do të shkarkohen përfundimisht.

Vendimi për ta “shuar” projektin vjen në një kohë kur prodhuesit e mëdhenj të makinave janë duke rivlerësuar investimet e tyre në makinat elektrike, mes një kontrolli të shtuar mbi projektet e automjeteve autonome. Hyrja e Apple në sektorin e automobilizmit u pa gjithashtu si një ndihmë e mundshme për ‘linjën’ e saj përfundimtare, duke i dhënë asaj një burim të ri të ardhurash për të ndihmuar në forcimin e shitjeve të stagnuara të harduerit dhe kërcënimeve nga rregullatorët ndaj biznesit.

Apple fillimisht nisi punën në projektin e saj të makinave të njohur si Project Titan në vitin 2014.  Apple më shumë mundësi do të përballet me një gjobë prej rreth gjysmë miliardë eurosh në fillim të muajit të ardhshëm pasi ka shkelur rregulloren e Bashkimit Evropian. Gjiganti i teknologjisë ka qenë nën hetim nga zyrtarët evropianë pas ankesave të Spotify. Ankesa u dorëzua pranë rregullatorëve në vitin 2019.

Hetimi kërkoi të zbulonte nëse Apple po i pengonte përdoruesit e saj të mësonin për abonimet që ishin më të lira në faqen e internetit të vetë operatorit. Sipas informacioneve, Apple do t’i thuhet se veprimet e saj janë të paligjshme dhe do të detyrohet të lejojë shërbimet muzikore të informojnë klientët për ofertat më të lira të abonimeve që janë në dispozicion, nga direkt në faqet e tyre të internetit në vend të sistemeve të pagesave të Apple.