Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani bën ndryshimin në ‘look’ dhe tregon se nga cila vajzë është inspiruar…

Armina Mevlani është një ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Blogerja shpesh na tregon në rrjete sociale se merret me aktivitet sportiv për të mbajtur trupin në formë. Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk para bën dhe ndryshime drastike në pamjen e saj, megjithatë së fundmi Armina ka ndryshuar diçka tek flokët e saj dhe ka treguar se ku është inspiruar për to.

Me anë të disa Instastory-ve, blogerja ka treguar se ka ndryshuar modelin e flokëve duke prerë disa balluke që bien mjaft në sy dhe për to ka zbuluar se është frymëzuar nga modelja amerikane, Bettie Page.

Në një ‘Ask’ të bërë para pak kohësh në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur Arminën se përse nuk nuk ka bërë të pasmet ndërhyrje estetike që të duket si Georgina (e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo me të cilën e krahasojnë shpeshherë për ngjashmërinë mes tyre.)

Blogerja bukuroshe u përgjigj duke dhënë jo vetëm një, por katër arsye se përse nuk dëshiron të bëjë ndërhyrje në trupin e saj.

1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë të domosdoshme.

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam.

3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet.

4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup.

Ndërkohë, kujtojmë se u përfol se mes Arminës dhe djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzenit gjërat kishin marrë fund, pasi në video-t e ditëlindjes së saj, ai nuk u pa askund. Më vonë, blogerja mohoi zërat për ndarjen e tyre, duke treguar se janë më të lumtur se kurrë.