Celebrities Fashion Gossip Showbiz

As taka as sandale por me shapka me gisht, kështu ka preferuar Jennifer Lawrence të paraqitet në Festivalin e Filmit në Kanë!

Së fundmi aktorja e njohur Jennifer Lawrence ishte e ftuar në Festivalin e Filmit në Kanë, në premierën e filmit të saj të ri me titull “Anatomy of a Fall”. Aktorja e cila së fundmi u bë nënë për herë të parë, bëri një paraqitje mahnitëse me një fustan ngjyrë të kuqe.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin shapkat me gisht ngjyrë të zeza në tapetin e kuq që bukuroshja kishte zgjedhur të vishte. Në vend që të vishte një palë këpucë me taka apo sandale, ajo zgjodhi shapka me gisht.

Rikujtojmë, se dy herë fituesja e çmimit Oscar Cate Blanchett është solidarizuar së fundmi me gratë e Iranit duke u paraqitur zbathur. Në Festivalin e Filmit në Kanë, gratë janë të detyruara të veshin taka në tapetin e kuq dhe në çdo dalje publike, gjë që shkon kundër këndvështrimeve të aktores. Në një festë të organizuar nga Variety dhe Golden Globes, Blanchett doli në skenë pa këpucë.