Celebrities Gossip Showbiz

Ashley Olsen është zyrtarisht tashmë një zonjë e martuar!

Ashley Olsen tenton ta ruajë privatësinë e jetës së saj personale edhe më shumë se motra e saj Mary-Kate, kështu që si do të martohej ndryshe me partnerin e saj prej shumë vitesh sesa me një ceremoni sekrete të vogël të ndjekur me jo më shumë se 50 të ftuar? Portali “Page Six” ka raportuar se dasma intime dhe me sa duket tepër elegante e saj me artistin Louis Eisner u zhvillua në një shtëpi private në seksionin Bel-Air të Los Angeles më 28 dhjetor. Një burim anonim tha:

 “Shkoi vonë me rreth 50 njerëz në total.”

Megjithëse Olsen dhe Eisner, i cili është një artist dhe djali i stilistit të bizhuterive Lisa Eisner, janë në lidhje që nga viti 2017, detajet rreth marrëdhënies së tyre janë minimale në rastin më të mirë. Ata janë fotografuar së bashku vetëm disa herë, dhe një paraqitje e vetme e Olsen në rrjetet sociale të Eisner ngriti vërtet më shumë pyetje sesa iu përgjigj. Fotot tashmë ikonike të postuara në Instagram Stories të artistit tregojnë stilistin duke ecur në pyll me një gotë gurësh të mbushur me një lloj pijeje në njërën dorë dhe një hanxhar në tjetrën.

Kohët e fundit, çifti u fotografua gjithashtu duke u përkëdhelur gjatë verës. Sipas gazetës “E! News”, ata u panë në qershor në restorantin “The Grill” në New York City për të festuar 36-vjetorin e Olsenit. Në muajin gusht, të sapomartuarit u panë duke pushuar në Itali, ku, me sa duket, kaluan shumë bukur.

Në një intervistë të rrallë të përbashkët, Mary-Kate Olsen i tha i-D në qershor 2021 se ajo dhe Ashley Olsen ishin “rritur si njerëz të matur”, gjë që duket se shpjegon pse ka kaq pak informacion për jetën e tyre personale dhe kjo ëahtë arsyeja përse ne akoma nuk kemi foto të çiftit gjatë dasmës, por shpresojmë se do të kemi së shpejti.