Celebrities Gossip Showbiz

Atmosferë magjike në dasmë, Romeo djeg shaminë e beqarit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dasma e shumëpritur nga të gjithë, ajo e Romeos dhe Heidit po zhvillohet në ambjentet e shtëpisë më të famshme në shtëpi. Të gjithë banorët e shtëpisë kanë marrë pjesë dhe për të krijuar një atmosferë të zjarrtë ish-banori i këtij edicioni, Ervin Gonxhi bashkë me bandën e tij është rikthyer për të qenë gjithashtu pjesë e dasmës së mikut të tij. Nuk mund të harrojmë as pjesëmarrjen e Elgid Dodës, e cila ishte një suprizë e bukur për Romeon. Të gjithë duken se po e shijojnë shumë dasmën dhe ahengu tashmë ka nisur e momenti kur Romeo djeg shaminë e beqarit nuk duhet humbur.