Celebrities Gossip Showbiz

“Babai më ka lënë 1 vjeç…”, banori i “BBV3″tregon për jetën e tij!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Mëngjesin e sotëm Endrik është zgjuar herët dhe e ka nisur ditën me rrëfime personale. Gjatë një bisede në oborr me Françeskën, ai ka rrëfyer se është fëmijë i vetëm në familje dhe se është rritur pa baba. Ai ka shtuar se miqtë kanë zëvendësuar mungesën e një vëllai që ka patur gjithmonë dëshirë t’a kishte.

Endriku: Unë jam çun i vetëm, s’kam patur as motër as vëlla. Vetëm unë kam qenë. Kur kam qenë i vogël kam patur gjithmonë dëshirë të kisha një vëlla. Duke qenë se babai më ka lënë mua 1 vjeç, mami s’ka patur më njeri në jetën e vet dhe ka qenë e pamundur. Por që e kam patur shumë qejf të kisha një vëlla, normalisht pastaj fillon njihesh me shoqëri sidomos kur ke shumë kohë me një person fillon afeksionohesh e konsideron si vëlla. Mua më ka dhënë zoti të paktën dy-tre miq të tillë që i kam si vëllezër…

Meri e ka nisur ditën e sotme me debate me disa nga banorët. Kjo për shkak se ndjehet shumë e nevrikosur se asnjë nga banorët që mendonte se kishte afër nuk e shpëtuan në zinxhirin e nominimeve e për këtë Meri ka debatuar me Vesën.