Celebrities Music Showbiz

Bëhuni gati sepse Johnny Depp do të vizitojë Europën shumë shpejt!

Ylli i Hollywood-it, Johnny Depp, është nisur drejt Evropës për një turne jashtë shtetit me grupin e tij “Hollywood Vampires”, i cili përfshin njerëz të famshëm të rock-ut si Joe Perry, Alice Cooper dhe Tommy Henriksen. Sipas ‘Variety’, super grupi kishte anuluar më parë një turne në muajin mars për shkak të pengesave të lidhura me pandeminë e COVID-19.

Ne vazhduam të përpiqeshim ta realizonim, por për fat të keq për shkak të pasigurisë së kufizimeve të udhëtimit Covid, thjesht nuk është e mundur.

Tani, grupi planifikon të ribashkohet me fansat në Gjermani dhe Luksemburg për gjashtë shfaqje të planifikuara. Megjithatë, do të na duhet që të presim paksa, pasi koncerti i tyre i parë nuk është deri në qershorin e ardhshëm në Rudolf Weber Arena në Oberhausen, Gjermani. Shfaqja e tyre e fundit do të jetë më 30 qershor në Zitadelle në Mainz të Gjermanisë.

Depp ka performuar së bashku me Jeff Beck-un si i ftuar në shfaqjet e tij live, të cilat u bënë tituj kur aktori udhëtoi në Evropë për të filluar të performojë me kitaristin legjendar pak para vendimit të gjyqit të tij në një padi kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Depp i është bashkuar sërish Beck-ut për një seri shfaqjesh në Evropë derisa turneu të përfundojë më 25 korrik në Paris.

Beck dhe Depp kanë bashkëpunuar edhe në një album të ri, ’18’. Ata do të publikojnë projektin e përbashkët më 15 korrik me singlin e parë të setit, “This Is A Song For Miss Hedy Lamarr”, i cili tashmë është publikuar. Kënga, e shkruar nga Depp është në nder të aktores amerikane të filmit Lamarr (e cila vdiq në vitin 2000 në moshën 85-vjeçare). Është një nga dy këngët e shkruara nga Depp për projektin, tjetra është “Sad Motherfuckin’ Parade”.

Në një deklaratë, Beck tha se ishte “i mahnitur” me Depp kur ai ndau për herë të parë këngën “Hedy Lamarr”, tre vjet më parë.

Ajo këngë është një nga arsyet që i kërkova të bënte një album me mua.