Celebrities Fashion Magazine

Bella Hadid nuk po di të ndalet! Ja cili është projekti i saj më i ri…

Bella Hadid mesa duket ka arritur që të ketë një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit me karrierën e saj të modelimit. Ajo po kalon nga një fushatë në një tjetër për t’u bërë imazh i markës por edhe për të prezantuar qoftë veshjet por edhe aksesorët e ndryshëm. Ky do të jetë edhe një nga sezonet që ajo do ta mbajë mend gjatë.

Të hënën bukuroshja 25-vjeçare zbuloi se ajo është imazhi i ri i markës së modës ‘Marc Jacobs’. Ajo po prezantonte koleksionin më të ri të markës ndërkohë që këtë e bëri të ditur nëpërmjet postimeve të saj në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/CVLORpsgZpB/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se e gjithë kjo erdhi direkt pasi modelja ishte pjesë edhe e një nga bashkëpunimeve më të mëdha si ajo e Michael Kros dhe 007. Hadid ka shkëlqyer teksa pozonte për firmën e njohur me veshjet nga linja e re, e cila përkon pothuajse në të njëjtën datë me publikimin e “No Time To Die”. Në lidhje me këtë Bella është shprehur se:

Unë e dua pavarësinë dhe karakterin e shumëanshëm të secilës vajzë si ‘Bond’. Ajo mund të jetë gjithçka që ajo dëshiron të bëhet. Kudo. Klasike, e lezetshme dhe e pavarur.

Jo vetëm me yllin Hadid por edhe me modelen Cindy Bruna, kjo fushatë ngjall një kuriozitet shumë të madh tek të gjithë. Fotografitë janë bërë në “The Ocean Club” në Bahamas, i njëjti destinacion i parë edhe në filmin e agjentit 007. Modelet janë zgjedhur si imazhi i linjës, të frymëzuar nga filmi i cili ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm ku ka qenë edhe paraqitja e fundit e aktorit të njohur Daniel Craig si agjenti ‘007’.