Celebrities Fashion Showbiz

Modelja e njohur zgjidhet imazhi i bashkëpunimit më të fundit të ‘Michael Kors’ dhe ‘007’?!

Së fundmi marka e njohur “Michael Kors” ka zbuluar se ka bashkëpunuar me ‘007’. Për të bërë prezantimin e produkteve që kanë ardhur falë këtij bashkëpunimi ishte zgjedhur supermodelja Bella Hadid. Të enjten u zbulua se modelja 25-vjeçare do të jetë ajo që do të përfaqësojë koleksionin më të ri të “Michael Kors”.

Hadid ka shkëlqyer teksa pozonte për firmën e njohur me veshjet nga linja e re, e cila përkon pothuajse në të njëjtën datë me publikimin e “No Time To Die”. Në lidhje me këtë Bella është shprehur se:

Unë e dua pavarësinë dhe karakterin e shumëanshëm të secilës vajzë si ‘Bond’. Ajo mund të jetë gjithçka që ajo dëshiron të bëhet. Kudo. Klasike, e lezetshme dhe e pavarur.

Jo vetëm me yllin Hadid por edhe me modelen Cindy Bruna, kjo fushatë ngjall një kuriozitet shumë të madh tek të gjithë. Fotografitë janë bërë në “The Ocean Club” në Bahamas, i njëjti destinacion i parë edhe në filmin e agjentit 007. Modelet janë zgjedhur si imazhi i linjës, të frymëzuar nga filmi i cili ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm ku ka qenë edhe paraqitja e fundit e aktorit të njohur Daniel Craig si agjenti ‘007’.

Bashkëpunimi i njohur mes markës prestigjoze ‘Michael Kors’ dhe ‘007’ përqëndrohet në veshje të ndryshme si: body të thjeshta në ngjyrë të zezë por edhe body me mëngë të gjata të pajisur me zinxhirë dhe me rrip në pjesën e përparme. Gjithashtu edhe ‘crop top’ me mbishkrimin “AGENT 007”. Ndërkohë që vlen për t’u përmendur fakti se janë lançuar edhe disa çanta shpine dhe krahu me detaje të personalizuara të firmës. Vetë Michael Kors në një deklaratë të dhënë së fundmi është shprehur se:

Ne kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm falë bashkëpunimit të ‘Michael Kors Collection’ dhe ‘007’ që kemi bërë për “No Time to Die”,  kështu që ne po e zgjerojmë partneritetin tonë edhe në botën e James Bond për produktet tona MKC. Çmimet variojnë nga 68 dollarë deri në 578 dollarë.

Produktet të cilat kanë ardhur në treg falë këtij bashkëpunimi do të jenë të disponueshme nga data 19 tetor, në dyqanet e “Michael Kors” dhe në faqet e tyre në internet, konkretisht michaelkors.com dhe 007.com.

Rikujtojmë se, supermodelja 25-vjeçare gjithashtu ka pozuar për të njëjtën firmë, e cila lançoi veshje dhe aksesorë si: çanta, kapele, rrip dhe çizme. Bella gjeti të gjitha këndet e duhura ndërsa shfaqte më të rejat nga marka e famshme e modës në rrjetin e saj social Instagram.