Gossip Showbiz

Besa Kokëdhima kritikon ashpër shtetin prej vizitës së Dua Lipës!

Një ndër eventet më të rëndësishme të kësaj vere, mund të themi se është vizita e papritur e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa në vendin tonë. Takimet e saj me Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj janë komentuar kudo nëpër rrjete sociale dhe sigurisht media. Shumë njerëz e quajtën pritjen e Dua-s si një propagandë nga ana e drejtuesve të shtetit tonë.

Por ajo që ka bërë përshtypje ishte revoltimi surpizë i një prej personazheve shqiptarë, i këngëtares Besa Kokëdhima. Ku ka bërë një postim në InstaStory duke kritikuar ashpër shtetin shqiptar dhe theksoi se artistët në vendin tonë nuk vlerësohen, pasi ata që e marrin vëmendjen e të gjithë ‘famën’ janë politikanët.