Celebrities Gossip Showbiz

Billie Eilish shkëlqen me veshjen e saj në ceremoninë e “Oscars 2022”!

Arrijmë në përfundimin se ne duhet që ta shikojmë më shpesh me fustan Billie Eilish. Ajo parakaloi në tapetin e kuq të “Oscars 2022” me një fustan dramatik të zi të markës prestigjioze “Gucci”, të zbukuruar me rrathë dhe pala të mëdha rresht pas rreshti.

Këngëtarja e hitit “No Time To Die”, e cila vitet e fundit është larguar nga veshjet e saj historikisht të gjera për të treguar format e saj, ka përzier stilet e saj të së shkuarës dhe të tashmes në një numër të madh, por të jashtëzakonshëm. Ky fustan kishte edhe një bisht pas tij të madh dhe kjo dukej gjatë kohës që ajo po pozonte në tapetin e kuq.

Ajo kishte zgjedhur që të mbante një grim shumë të thjeshtë, duke u dukur me fytyrë të freskët me një buzë të lyer me një shkëlqyes dhe me modelin e saj të flokëve të drejtë dhe në ngjyrë të zezë të prerë ‘bob’. Sa i përket bizhuterive, Eilish, 20 vjeç, shkëlqente me vathë antikë me yje diamanti, disa unaza diamanti dhe një brez platini të cilësisë së mirë, të gjitha nga Fred Leighton. Disa kritikë të këngëtares nuk ngurruan që në rrjetet sociale për të komentuar fustanin polarizues të Eilish-it.

Eilish mori pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar këtë vit me vëllain dhe bashkëpunëtorin e saj më të madh, Finneas. Këngëtari i “Let’s Fall in Love for the Night”, 24 vjeç, u koordinua me motrën e tij më të vogël, të veshur me një smoking të zi me shkëlqim. Të dy ata ishin nominuar në kategorinë e kolonës zanore më të mirë  për një Oscar për këngën e tyre “No Time To Die”, e cila u shkrua për filmin e James Bond me të njëjtin emër dhe që normalisht trumfoi duke lënë pas Beyonce me “Be Alive” nga filmi “King Richard”.