Celebrities Film & Tv Showbiz

Bjordi Mezini rrëfen ekskluzivisht për TAR gjithçka rreth serialit të tij më të ri “H.O.T”!

I ftuar në emisionin “Live fom Tirana” ka qenë Bjordi Mezini, regjisori i një prej serialeve që po korr shumë sukses dhe që quhet “H.O.T”. Njëkohësisht edhe një ish-konkurrent i “Big Brother 2”, ai ka  treguar gjithçka në lidhje me serialin, aktorët dhe për bashkëpunimin e tij me Ermal Mamaqin.

Kur dola nga “Big Brother” isha fëmijë akoma. Pavarësisht se ‘Big’-u m’i vonoi pak planet dhe krijoi një lëmsh pozitiv le të themi. Pas daljes unë punoja dhe shkruaja për të arritur objektivin tim. Një ditë vendosa që nuk i bëja dot të dyja kështu që u përqëndrova në artin tim. Për atë që bëj unë fama është diçka që të largon sepse regjia do përkushtim në vetëvete. Punova dhe sakrifikova por jam i lumtur.

Si ishte për ty bashkëpunimi me Ermal Mamaqin për serialin “H.O.T”?

Si një bombë në kuptimin e mirë të fjalës. Ermali iu bashkua projektit një vit më pas edhe erdhi rastësisht ky bashkëpunim. Isha pak i frikësuar sepse kur përballesh me një person që ka bërë shumë gjëra dhe kur ti gjendesh përballë tij friksohesh. Por sapo filluam të punonim kuptova që kemi të njëjtin objektiv, të njëjtën ambicie dhe prandaj bashkëpunimi jonë shkoi shkëlqyeshëm.

Si regjisor, cilat mendon se janë pikat e tua të forta?

Ndryshe nga projektet e tjera ku unë isha akoma në një fazë studimi ose përmirësimi të stilit ose të talentit tim në këtë projekt u përballa për herë të parë me punën dramaturgjike kaq masive dhe me kaq shumë aktorë të ndryshëm. As unë nuk prisja që të krijoja një marrëdhënie kaq të saktë me çdo karakter që kisha në serial dhe prandaj mendoj që pika ime më e fortë në drejtim ka qenë pikërisht kjo, puna me aktorët. Kam qenë i bekuar sepse jo vetëm kam pasur aktorë që janë të gjithë profesionistë të mirë dhe të talentuar por janë të gjithë të ndryshëm. Çdo njeri kishte metodën e vet dhe kishin përqasjen e tyre rreth karakterit. Kjo ka qenë për mua eksperienca më e bukur deri më sot e të qenit regjisor dhe që të isha pjesë e këtij procesi.