Celebrities Gossip Showbiz

Bledi Mane është banori më i ri në “Big Brother Vip 2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banori i tretë i ri dhe i fundit për mbrëmjen e sotme që do t’i bashkohet shtëpisë së “BBV2” është gazetari Bledi Mane.

Banori më i ri i shtëpisë është bërë aktori i humorit shkodran, Tan Brahimi. Sapo hyri në shtëpi Luizi dhe Tani na traguan se kanë një shoqëri shumë të mirë jashtë shtëpisë.

Pjesë e shtëpisë si banorja më e re,është bërë Keisi Medini. Përveç se influencer dhe këngëtare, Keisi është vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, i cili ka qenë gjithashtu banor në edicionin e parë të “BBV”.