Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani rrëfen për herë të parë të vërtetën rreth operacioneve plastike!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private e padyshim si për çdo vajzë tjetër të showbiz-it, diskutimi më i madh i ditëve të sotme, operacionet plastike! Shpeshherë nga ndjekësit bëhen krahasime para dhe pas, nga fillimet e karrierës e deri ditët e sotme dhe e pyetur së fundmi në një ‘Ask’, Bora është përgjigjur duke rrëfyer të vërtetën për herë të parë.

Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apandesitit!

Jo pak u kritikua në rrjet pas kësaj përgjigjeje dhe me anë të një tjetër ‘Ask-u’, prezantuesja zgjodhi të tregojë një herë e mirë se ka bërë disa filler-a në buzë (jo operacione plastike), të cilat nuk i ka më dhe se ndryshimet nga dikur tani janë të dukshme pasi ka qenë shumë më e shëndetshme dhe ka ndryshuar padyshim dhe mënyra e të bërit grim ndër vite.

Së fundmi po qarkullon lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por çfarë ka për të thënë vetë Bora lidhur me këtë?!

Planet janë gjithmonë. Po kshu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka.