Celebrities Magazine Showbiz

Brenda festës së Krishtlindjeve të familjes Beckham!

Victoria dhe David Beckham tërhoqën edhe një herë vëmendjen e mediave teksa pozuan për një foto Krishtlindjesh me fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre në Miami, Florida. Beckhams të gjithë veshën kapele të njëjta për Krishtlindje, përveç Cruz-it, ndërsa disa kishin veshur edhe komplete pizhame të ngjashme. Megjithatë, Victoria, e njohur historikisht si “Posh Spice”, bëri të vetën duke veshur një fustan me kuadrate.

Ishte pjesë e një karuseli postimesh në rrjetin social Instagram, që tërhoqi 948000 pëlqime me një mbishkrim nga Victoria që lexonte:

Santa erdhi herët në Miami! Ju dua shumë të gjithëve. Na mungon @romeobeckham.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)


Në fotot e tjera, prindërit pozuan me Brookyln, ndërsa postimi i fundit ishte thjesht e David dhe Victoria, të cilët festuan 24 vjet martesë dhe një familje të rritur me sukses në 2023. Ata kishin filluar të takoheshin në 1997.

Një Beckham mungonte dhe ai ishte Romeo, i cili luan për ekipet e zhvillimit të Brentford në sistemin anglez të futbollit. Por të pranishëm ishin, David, Victoria, Cruz, Brookyln dhe Harper, ndërsa gruaja e Brooklyn, Nicola Peltz Beckham, ishte gjithashtu e pranishme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)